Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se kosovarja, Arelena Shala është përzgjedhur rreshtere majore në Akademinë Ushtarake West Point, që është institucioni më elitar në SHBA.
Çitaku ka theksuar se, kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin dhe se procedura e rekrutimit është tepër rigoroze.
Ambasadorja në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se, Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty, dhe se ata janë pranuar me merita vetanake.
“Mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! ZemraMal”, ka thënë Çitaku./Telegrafi/