Telegrafi

Ardit Hila deklarohet pas het-trik ndaj Ballkanit

Foto: ArtSport/Prsc

Ardit Hila është deklaruar pas fitores së thellë 4-0 të Gjilanit në udhëtim te Ballkani në kuadër të Superligës së Kosovës.

Anëtari i skuadrës gjilanase realizoi het-trik, duke ndihmuar skuadrën e tij që të mbajë gjallë shpresat për një vend në Evropë, pse jo edhe të garojnë për titull.

Hila tha se është shumë i lumtur për het-trikun e tij të parë në karrierë, duke treguar edhe çfarë ka ndryshuar ardhja e Bylbyl Sokolit si trajner i skuadrës.

Lexo po ashtu Bylbyl Sokoli e pranon se nuk e kishte pritur që Gjilani i tij do e mposhte Ballkanin me rezultat të thellë

“Normalisht nga rëndësia e ndeshjes, jam shumë i lumtur dhe për het-trikun tim të parë në karrierë, por edhe për skuadrën që morëm një rezultat shumë pozitiv”, ka thënë për “Art Sport” anëtari i Gjilanit.

“Është e vërtetë se është fitorja e parë në Suharekë, pasi dje trajneri na tregoi se këtu skuadrat nuk kanë fituar moti. Ishim të përgatitur për të luajtur mirë dhe ja dolëm”.

“Si në çdo skuadër kur ka ndryshim trajnerësh ndryshon edhe atmosfera në ekip, besoj se do e marri topin e ndeshjes nëse ma japin”, ka përfunduar Hila. /Telegrafi/