Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebra, do të nis me sezonin e ri të “E diela shqiptare”.
Njëri nga emisionet më të ndjekura shqiptare hap edicionin e ri me 20 shtator dhe do të vijë me disa ndryshime.
Njëra nga risitë e mëdha është sjella në ekranin shqiptar të formatit italian “C’e posta per te”.
“Një mesazh për ty” në qendër të tij do të ketë historitë njerëzore: Njerëz që kërkojnë të takohen pas shumë vitesh larg, të dashuruar që duan të surprizojnë njëri-tjetrin, miq që vijnë të vendosin paqen mes tyre e të tjerë apo familjarë që zgjedhin të thonë në ekran një sekret për jetën e tyre.
Fundi i këtyre historive asnjëherë nuk dihet, pasi jo të gjitha historitë do të kenë fund të lumtur.
Ndryshe nga “C’e posta per te”, që simbol ka zarfin, “Ka një mesazh për ty” do të ketë celularin si mjetin kryesor të komunikimit, por edhe simbolin e skenografisë së re. /Telegrafi/