Site icon Telegrafi

Ardit Gjebrea krahason zhveshjen e Ritës me veshjen kombëtare të Lorik Canës

Fotografitë e fundit të këngëtares Rita Ora ku u shfaq nudo kanë bërë bujë të madhe.

Shqiptarja mori kritika të shumta nga shqiptarët e jo vetëm, fotografitë e saj u komentuar në mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Ardit Gjebrea ka zgjedhur ndryshe të komentojë pozimin e Ritës duke e krahasuar atë me Lorik Canën.

“Të dy shqiptarë, të dy të famshëm, të dy diametralisht të ndryshëm”, ka shkruar Gjebresa sipër fotografisë nudo të Ritës ku i ka bashkangjitur një fotografi të Lorik Canës, i veshur me rroba sportive dhe plis në kokë.

Komente të shumta pasuan nga “ndjekësit” e tij në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version