Telegrafi

Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani “në luftë” për ushqimin (Foto)

Prezantuesi i njohur i TV Klan Ardit Gjebra së fundmi ka vendosur t’i mbledh në një darkë festive të gjithë stafin e emisionit të tij “E diela Shqiptare”.

Pjesë e kësaj darke ishin kryeredaktorët, punëtorët skenikë, bashkëprezantuesit dhe ndërmjetësuesja e njohur Eni Çobani, njëherit drejtuesja e rubrikës “Shihemi në Gjyq”.

Duket se gjatë festës ushqimi iu ka shijuar shumë Gjebreas dhe Enit, të cilët në një fotografi të publikuar nga Arditi në Instagram, shfaqen të dy “në luftë” duke u munduar të ‘gërryejnë’ gjërat e fundit të mbetura në tepsi.

Lexo po ashtu VIP-at shqiptarë që i mbijetuan kohës (Foto)

“Booo ç’paske qënë Eni Çobani, po se ç’ka edhe një shprehje kur e krruajmë tepsinë…”, shkruan me satirë këngëtari Gjebrea në Instagram.

Përndryshe, kjo fotografi ka marrë qindra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tyre, të cilët edhe ata me shaka i kanë quajtur “llukmaxhi” të ushqimit. /Telegrafi/