Site icon Telegrafi

Ardit Çuni zbulon çfarë ndodhi me orën me vlerë 250 mijë euro që fitoi nga ‘miliarderi i TikTok-ut’

Artisti i njohur shqiptar, Ardit Çuni është një prej emrave më të njohur të estradës.

Ai ka një karrierë të suksesshme muzikore dhe vlerësohet për zërin dhe paraqitjet unike në skenë.

Falë punës dhe angazhimeve të tij ai ka fatin që të udhëtoj në vende të ndryshme të botës, por një vizitë të tij të fundit në Londër ai do ta mbaj mend gjatë.

Rreth një muaj më parë teksa ndodhej në qytetin anglez, Arditi rastisi që të ndalohej në rrugë nga miliarderi i rrjetit TikTok, Adam Abraham.

Ai bën sfida të ndryshme për kalimtarët dhe në rast se ata e fitojnë shpërblehen dhe kështu ndodhi edhe me këngëtarin nga Shqipëria.

Arditit iu dha si sfidë që të interpretonte një këngë që në tekstin e saj përfshin fjalën “lose (humb)” dhe ai menjëherë filloi të këndonte këngën “Who You Are” të artistes britaniken Jessei J.

Kjo ia mundësoi artisti shqiptar që të bëhej fitues i një ore me vlerë 250 mijë euro dhe për gjithë këtë histori që i ndodhi, nëse e ka pranuar shpërblimin apo jo këngëtari foli në një intervistë për revistën ‘Bordo’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ardit Çuni

“Fati donte të ishte me mua në një vizitë timen në Londër, ku rastësisht u takova me bilionerin e famshëm të Anglisë dhe fitova një nga sfidat e përgatitura prej tij. Pjesa tjetër tashmë është histori. Unë nuk jam as përdorues orësh dhe as fans i tyre. Me thënë të drejtën më qeshej sepse nuk ia dija rëndësinë…, por e mora vesh më vonë nga portalet kur filluan të më sillnin oferta për ta blerë”, tha Arditi.

“Për të gjithë ju që më pyesni nëpër aeroporte apo evente ku është ora, rrini të qetë sepse për 10 vitet e ardhshme do të jetë e mbyllur në një kasafortë në një nga bankat më të sigurta në Angli”, shprehet artisti.

Ndërkohë, theksojmë që përveç angazhimeve me muzikë, Arditin së fundmi e shohim edhe si opininonist në Big Brother VIP Fun Club. /Telegrafi/

 

Exit mobile version