Telegrafi

Ardian Nuhiu: Dominuam Gjilanin në çdo aspekt

(Foto: Facebook/Drita FC/Lumi HD Photography)

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu mendon se skuadra e tij e ka dominuar ndeshjen ndaj rivalëve të mëdhenj lokal, Gjilanit.

Drita dhe Gjilani kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Ilir Blakqori (54’) për Dritën dhe Shend Kelmendi (20’) për Gjilanin.

Lexo po ashtu Drita dhe Gjilani dhurojnë një derbi të zjarrtë, por pa fitues

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se e kanë dominuar ndeshjen ndaj Gjilanit.

“Festuam ndeshjen, por jo edhe rezultatin, kemi bërë një ndeshje të madhe sot duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Ismet Munishi: Barazimi ndaj Dritës ishte real, por nuk duhet pranuar gola të tillë

“Goli që realizuan erdhi falë gabimit të mbrojtësit tonë, arritën të na ndëshkonin pas gabimit”.

“Por, djemtë luftuan shumë, treguan karakter, ne deshëm që ta fitonim ndeshjen që të vazhdojmë garën deri në fund”, përfundoi trajneri i Dritës. /Telegrafi/