Drita sot do të debutojë në garat evropiane, Ligën e Kampionëve.
Gjilanasit do të përballet me skuadrën Santa Coloman, në kuadër të fazës parakualifikuese të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Para takimit të sotëm, i cili pritet të startojë në ora 17:00 në Gjibralatar, ka folur edhe trajneri i mirënjohur shqiptar, Ardian Kozniku.
Ky i fundit ka pohuar se skuadra jonë ka gjasa të mira dhe pret që të paraqitet më mirë se sa klubi i vitit të kaluar Trepça ’89.
Kujtojmë se gjakovari është lojtari i vetëm që ka arritur të marr një medalje në kampionatet botërore të futbollit.
Ardian Kozniku ka qenë pjesë e gjeneratës që konsiderohet e artë e Kroacisë, e cila është renditur në vendin e tretë në Kupën e Botës së vitit 1998.
Gjithashtu 50-vjeçari ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës dhe kombëtaren e Shqipërisë.
Intervistën ekskluzive mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/