Telegrafi

Ardian Kastrati i dhuron kryeministrit një veturë-lodër: Sa para janë ndarë për xhipat e zi?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati i ka dhuruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një veturë lodër, ngjyrë të zezë.

Simbolikisht, Kastrati ka lënë në tavolinën e Kurtit një xhip të zi, duke përmendur se ai më herët kishte akuzuar politikanët për përdorimin e veturave xhip të zinj, ndërkaq tha se ai edhe vet tash po i shfrytëzon ato vetura gjatë fushatës zgjedhore.

Ai tha gjatë fjalës së tij, se pyetja rreth buxhetit është se sa para janë ndarë për shfrytëzimin e xhipave nga Qeveria e Kosovës.

“Pyetja është sa ka ndarë për xhipat e zi. Po e lë këtu, se koha dhe arkiva na tregon më së miri si ndërlidhet veprimet politike me veprimet konkrete. E mbani mend, ku Albini thoshte “politikanët me xhipa të zi, me truproje”, pastaj vazhdon retorika e tij. Kurse koha e sotshme na tregon këtë me nga 15 e 20 xhipa për fushatë në zgjedhje lokale, tu shpenzu naftë, prandaj është dashur ministër në këtë buxhet me rezervu një linjë për naftë për zgjedhjet lokale të ardhshme”, tha Kastrati. /Telegrafi/