Shqipëria ka shënuar për të barazuar rezultatin në 1-1 në duelin që po zhvillohet ndaj Ukrainës në Çeki.
Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ndeshjen e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, teksa fillimisht ishin këta të fundit që kaluan në avantazh.
Përkundër faktit se Shqipëria pësoi gol kjo nuk i zmbrapsi lojtarët kuqezi dhe ata u vunë menjëherë në kërkim të golit, duke e gjetur atë mjaft shpejt.
Ardian Ismajli GOAL vs Ukraine #Ukraine 🇺🇦 #NationsLeague #Albania 🇦🇱 pic.twitter.com/FTnJaHzpi5
— Soccer CLICKS (@SoccersCLICKS) September 7, 2024
Ishte Ardian Ismajli ai i cili e shfrytëzoi një tollovi brenda zonës për të shënuar për rezultatin 1-1 në minutën e 54-të të sfidës.
Shpresojmë që djelmoshat e Sylvinhos të mos ndalen më kaq dhe deri në fund të gjejnë edhe golin e fitores./Telegrafi/