Site icon Telegrafi

Ardian Gjini falënderon votuesit për mbështetjen në zgjedhje: U dëshmua pjekuria politike

Ndonëse nuk arriti të fitojë në raundin e parë, Ardian Gjini shprehet i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë në balotazh.

Kandidati i AAK-së, i cili njëherësh është kryetar aktual i Gjakovës, ka falënderuar votuesit e kësaj komune për mbështetjen e ofruar në garën zgjedhore.

Ai thotë se rezultati preliminar i KQZ-së e nxjerr atë bindshëm si fitues i zgjedhjeve të 17 tetorit.

Lexo po ashtu Balotazhi në Gjakovë, Kusari-Lila e quan Gjinin kryetar në largim

“Rezultati preliminar i KQZ-së na nxjerr bindshëm fitues të zgjedhjeve të 17 tetorit. Si në garën për kryetar, ashtu edhe në atë për asamble. Vlerësimi dhe mbështetja e marrë nga ju, janë motivim dhe inkurajim që ne të vazhdojmë të angazhohemi edhe më shumë, me nder e përkushtim, për vendlindjen tonë”.

“Dje, u dëshmua pjekuria politike, por edhe kultura e lartë e qytetarëve tanë”.

“Faleminderit për pjesëmarrje në zgjedhje secilit prej jush”, ka shkruar Gjini.

Kryetari aktual i Gjakovës do të futet i pari në balotazh me 46% të votave të fituara, derisa Mimoza Kusari ka marrë 37% të votave./Telegrafi/

Exit mobile version