Telegrafi

Ardian Bujupi zbulon sekuenca nga kënga e re derisa shëtitet me veturë luksoze

Ardian Bujupi Foto: Instagram/ardianbujupi

Ai është ndër artistët shqiptar që pëlqehet në masë të madhe për stilin e tij.

Dhe Ardian Bujupi nuk e ka ndërmend të ndalet me projektet muzikore, të cilat janë bërë më se të shpeshta.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka zbuluar sekuenca nga kënga e re.

Ardiani shihej duke u argëtuar nën tingujt e muzikës, derisa shëtitej me një veturë mjaft luksoze.

“Cila këngë ju ka pëlqyer më shumë nga mini-albumi”, pyeti këngëtari në përshkrim.

Ndërkaq “Alleeen” është hiti tij i fundit, që deri më tani ka marrë mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/