Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, është i pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e tij.
Ai është çdo verë aktiv me këngë të reja e koncerte të shumta.
Edhe vera e 2018-s, ka qenë me shumë angazhime për të, kjo pasi Bujupi ka qenë i ftuar për të performuar në shumë vende para fansave të tij.
Të ardhurat e mira nga muzika ia mundësojnë këngëtarit që të bëjë një jetë të mirë dhe luksoze.
Ai së fundmi, ka vendosur që për fansat të prezantojë veturën e tij luksoze të tipit ‘Mercedes’.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai i falënderon fansat që i dhuruan 50 milionë klikime për hitin “Çika çika”, këngë të cilën e soli në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn.
“50 shikime në Youtube, ne jemi duke thyer rekord për dy vjet. Ku jeni tani? #cikacika #12muaj”, ka shkruar Ardina Bujupi në Instagram.
Ndërkohë, fansat e kanë uruar për suksesin dhe veturën e tij të re. /Telegrafi/