Telegrafi

Ardian Bujupi sjell klipin e ri “Reggaeton”

Foto: Ardian Bujupi/Instagram

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtari Ardian Bujupi ka publikuar këngën e tij më të re.

“Reggaeton” titullohet kënga e tij më e re, e cila edhe nga titulli nënkuptohet se i përket zhanrit ‘reggaeton’.

Muzika është realizuar nga producenti Maxe në Gjermani, gjersa tekstin e ka shkruar vet Ardiani.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili vjen me një frymë verore dhe me shumë ngjyra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Xhirimet e klipit janë kryer në Amsterdam të Holandës dhe regjisor i projektit është Leeroy.

Ardian Bujupi është shumë aktiv me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku shqiptar dhe ai gjerman. /Telegrafi/