Telegrafi

Ardian Bujupi sjell këngën e re me klip “Maria”

Artisti njohur, Ardian Bujupi përveç në trojet shqiptare gëzon një sukses edhe në Gjermani ku jeton prej vitesh.

Krahas projekteve që sjell në gjuhën shqipe, të tillë ai publikon edhe në gjermanisht, sic ka ndodhur edhe këtë herë.

Bujupi ka publikuar këngë e re “Maria” që erdhi e shoqëruar edhe me videoklip,e që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të këngëtarit në YouTube.

Foto: Ardian Bujupi/Instagram

Kjo vjen pas asaj “3 Panamera” që e solli në mars të këtij viti, e cila u prit mirë nga ana e fansave të tij.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç projekte solo, Ardiani është i njohur edhe për bashkëpunimet me artistët vendor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ardian Bujupi

Ai deri tani ka realizuar disa duet të suksesshme me repert si Ledri Vula, Capital T dhe Noizy.

Ardiani ndërkohë është I përkushtuar edhe ndaj performancave dhe koncertet të shumta muzikore. /Telegrafi/