Telegrafi

Ardian Bujupi sjell këngën e re “Handschellen” së bashku me Payy (Video)

Këngëtari Ardian Bujupi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

Kësaj radhe ai vjen në bashkëpunim me artistin Payy, në një këngë në gjuhën gjermane, të titulluar “Handschellen”.

Kënga është mjaft ritmike, dhe e përshtatshme për atmosferat festive në diskoteka gjatë mbrëmjeve.

Ardiani tash e sa kohë ka përqendruar karrierën e tij edhe në tregun gjerman, pasi edhe jeton prej vitesh atje.

Gjatë vitit që shkoi, ai ishte shumë aktiv me projekte muzikore, ndërsa solli edhe albumin e tij më të ri.

Mbetet të shihet se sa do të mirëpriten edhe projektet e tij më të reja në gjermanisht. /Telegrafi/