Telegrafi

Ardian Bujupi së shpejti bashkëpunim me Gent

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, përpos trevave shqiptare ka arritur të debutojë edhe në ato gjermane.

Disa nga projektet e tij të fundit kanë qenë me të dyja gjuhët, pasi edhe jeton dhe vepron në Gjermani.

Si duket artisti nuk e ka ndërmend të ndalet me projekte, pasi tani do të sjellë një tjetër me reperin Gent.

(Foto: Instagram)

Paralajmërimin e ka bërë ky i fundit, teksa ndau edhe një fotografi atraktive me Ardianin, ku shiheshin para një veture luksoze.

“Jepi me Ardian Bujupi. Të enjten në ora 23:59”, ka shkruar ai përkrah fotografisë.

(Foto: Instagram)

Fansat e dyshes e kanë pritur mirë lajmin për duet, ndërsa po presin që të lansohet në platformat digjitale. /Telegrafi/