Telegrafi

Ardian Bujupi publikon projektin e ri “Keiner” (Video)

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Keiner”.

“Keiner” vjen si këngë në gjuhën gjermane, ndërsa në shqip do të thotë askush.

Kënga është me ritme verore, ndërsa është publikuar në YouTube edhe me një klip të punuar bukur, me plot skena verore pranë vendeve bregdetare.

Ky nuk është projekti i vetëm që do të sjellë këngëtari, pasi javë më parë për Telegrafin, Ardiani ka zbuluar se do të sjell edhe plot këngë të re në albumin e tij të tretë. /Telegrafi/