Telegrafi

Ardian Bujupi publikon këngën e re “Tranova” – vjen me skena provokuese në klip me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Jasmin Kadriu

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Tranova” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Protagoniste në videoklip është edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu, e cila ka marrë vëmendje me paraqitjen provokueset e skenat e nxehta bashkë me Bujupin.

Ardian Bujupi (Foto: YouTube)

Në bazë të disa imazheve të tyre të përbashkëta që u shpërndanë në rrjete sociale u përfol se mund të ketë diçka më shumë mes dyshes së famshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Producimi dhe miksimi i kësaj kënge ndërkohë është bërë nga The Ironix me masterizim të ‘Hp Mastering’.

Ardian Bujupi (Foto: YouTube)

Videoja u realizua në Prishtinë nga produksioni i njohur, “Entermedia”.

Projektin të plotë tashmë e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ardianit. /Telegrafi/