Telegrafi

Ardian Bujupi prezanton veturën e tij të re luksoze

Foto: Ardian Bujupi/Instagram

Këngëtari Ardian Bujupi është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës pop.

Ai është shumë aktive me projekte të shumta në muzikë, teksa ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Zina”.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, dhe këtë e tregojnë edhe reagimet e shumta në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E kur jemi tek këto të fundit, Bujupi është mjaft aktiv dhe i ndjekur në Instagram, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar në InstaStory disa imazhe të veturës së re luksoze, e cila i është shtuar koleksionit të tij.

Foto: Ardian Bujupi/InstaStory

Ai është i fiksuar pas makinave, dhe ka vendosur që koleksionit të tij t’ia shtojë edhe një veturë të tipit “Mercedes”. /Telegrafi/

Foto: Ardian Bujupi/InstaStory