Njëri nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë ka paralajmëruar projektin e ri.
Fjala është për artistin i cili po jeton dhe vepron në Gjermani, por që herë pas here sjell edhe projekte në gjuhën shqipe.
Pas këngës “Arrita” të publikuar në shqip, Ardian Bujupi bën të ditur se sërish po vjen me projekt të ri muzikor.
Në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një fotografi, ndërsa zbulon se kënga e re do të titullohet “Rahat”, por nuk jep më shumë detaje rreth saj.
“Duke u bërë, rahat”, ka shkruar ai.
Përndryshe, “Arrita” për dy javë ka kaluar shikueshmëri të madhe në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/