Site icon Telegrafi

Ardian Bujupi i nënshtrohet testit për COVID-19, rezulton negativ

Ardian Bujupi Foto: Instagram/ardianbujupi

Ai për vite me radhë po vazhdon të sjell hite nga ma të ndryshmet në tregun muzikor.

Fjala është për artistin e njohur, Ardian Bujupi, i cili për shkak të interpretimit të mrekullueshëm, grumbullon fansa anembanë botës.

Në rrjete sociale ai është aktiv, derisa informon ndjekësit për të rejat në jetën dhe karrierën profesionale.

Foto: Instastory

Së fundmi, Bujupi i është nënshkruar testit për COVID-19, derisa zgjodhi të publikojë rezultatet.

Në raportin që mbante në duar shihej se artisti ka dalë negativ, teksa bëri të ditur se i është nënshtruar testimit disa herë.

Ndërkohë, theksojmë se hiti fundit i tij është “Juliet”, që është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së këngëtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version