Telegrafi

Ardian Bujupi në mesnatë sjell këngën e re “Pina Whiskey”

Foto: Instagram

Artisti i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, sonte (e enjte) në mesnatë do të sjellë këngën e re.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të publikuar në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram, aty ku numëron mbi 500 mijë fansa.

Duke ndarë disa imazhe nga xhirimet e klipit të ri, këngëtari nga Prishtina thotë se po vjen me projektin “Pina Whiskey”.

“Nesër ora 23:59 Pina Whiskey”, kanë qenë fjalët krahas postimit të bërë ditën e djeshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet në komente kanë qenë të menjëhershme dhe shumë pozitive që duket se mezi po presin për prurjen e radhës të 30-vjeçarit.

E fundit këngë e lansuar nga Bujupi mbetet “Adrenalina” në bashkëpunim me reperin Finem.

Projekti i dyshes deri më tani ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve. /Telegrafi/