Ardian Bujupi është ndër këngëtarët e estradës shqiptare që po pëlqehet tej mase nga audienca e gjerë.
Ai është tejet aktiv në rrjete sociale, ku përmes imazheve të ndryshme informon fansat rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, ka ndarë disa sekuenca të këngës së re.
“Juliet” mban titullin projekti i ri, i cili do të publikohet në platformat digjitale me datën nëntë tetori.
Po ashtu në të njëjtin imazh ai ka shkruar këngën “Modela”, “Panorama” dhe “Regaetton”, të cilat i konsideron si niveli i parë, ndërsa të tjerat do të vijnë në vijim.
Vlen të përmendet se para një muaji ai u bë pjesë e duetit me Mudi, “Të dua”, që u pëlqye mjaft shumë. /Telegrafi/