Ardian Bujupi ka qenë gjithnjë më i rezervuar sa i përket jetës së tij private.
Artisti i njohur shqiptar nuk ka zbuluar akoma identitetin e partneres, ndonëse është martuar.
Në një lidhje telefonike në “Live from Tirana”, ai u shpreh se ka dëshirë që të ketë distancë në marrëdhënie.
Këngëtari theksoi se partnerja e tij ndodhet për momentin në Prishtinë, kurse ai në Tiranë.
“Unë jam shumë i lumtur dhe e kam një shoqe shumë të kuptueshme. Ajo është në Prishtinë për momentin dhe unë në Tiranë”, u shpreh 33-vjeçari.
I njëjti tutje theksoi: “Kam qejf që të kemi dhe pak distancë sepse pastaj kur bashkohemi është e bukur”.
Ardiani në ndërkohë po vazhdon me angazhimet në karrierë, me këngë e koncerte. /Telegrafi/