Telegrafi

Ardian Bujupi dhe Payy publikojnë këngën e re

Këngëtari i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, ka sjell së fundmi bashkëpunimin e tij më të ri.

“Kein Ende” mban titullin kënga e tij e re, në të cilën është mysafir i hip-hop artistit gjerman, Payy.

Kënga është ritmike dhe interpretohet e tëra në gjuhën gjermane, pasi këngëtari kosoar tash e sa kohë prodhon muzikë edhe për tregun muzikor atje.

Projekti është kommpletuar edhe me klip nga ana vizuale, në të cilin dy interpretuesit vijnë me një performancë mjaft të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ardian Bujupi ka qenë shumë aktiv këtë vit në muzikë, duke sjell albumin dhe shumë këngë të cilat janë mirëpritur nga publiku. /Telegrafi/

(Klipi “Kein Ende” nga Ardian Bujupi dhe Payy nuk është i disponueshëm për Kosovë)