Artisti shqiptar, Ardian Bujupi, kohëve të fundit ka lansuar projekte nga më të ndryshmet.
Si duket, ai nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi pas një kohe të shkurtë nga kënga e fundit, tashmë ka ardhur me një bashkëpunim.
“Të dua” titullohet projekti, i cili erdhi si duet me reperin gjerman Mudi, e që është shumë i dashur për audiencën gjerman-folëse.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes rrjetit social Instagram, ndërsa ka ndarë disa sekuenca të klipi.
Për instrumentalin e këngës janë përkujdesur producentët The Royals dhe Minti, kurse për miksimin dhe masterizimin Christian Mahal.
Që në minutat e parë të plasimit, dyshja kanë marrë komente pozitive nga adhuruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/