Site icon Telegrafi

Ardian Bujupi dhe Jiggo sjellin në treg projektin “Uber”

Ardian Bujupi dhe Jiggo Foto: YouTube

Ardian Bujupi si duket kohëve të fundit nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ai jo vetëm me projektet solo, por edhe bashkëpunimet me artist të ndryshëm i ka bërë mjaft të shpeshta.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Uber” mban titullin prodhimtari muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Youngswisher, Alfo dhe Jiggo.

Kënga është shoqëruar edhe me klip, derisa dyshja u shfaqën të veshur me plot stil.

Ndërkaq, “Uber” që në minutat e parë të lansimit u prit mirë nga audienca e gjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version