Këngëtari i njohur shqiptar, që jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, ka bërë së fundmi një njoftim me rëndësi për fansat e tij.
Ai u ka kumtuar atyre lajmin përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, se ka ndërprerë koncertet.
E krejt kjo për shkak të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, dhe do të vazhdojë të mos jetë prezente në asnjë mbrëmje deri në përfundim të tij.
“Maji në pauzë me koncerte gjatë Ramazanit. Qershori pastaj eskalon vërtetë”, ka shkruar Bujupi në InstaStory.
Përndryshe, “Wie im traum” mban projekti i fundit muzikor i këngëtarit, të cilin e solli në duet me Fero47, dhe u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/