Site icon Telegrafi

Ardhja e 200 ushtarëve britanikë në Kosovë – publikohen pamjet

Ditë më parë në Kosovë ka arritur kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë.

Ardhja e ushtarëve britanikë si përforcim i KFOR-it, ka ardhur si rezultat i sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Dyqind ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë “, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Arrin në Kosovë batalioni prej 200 ushtarëve britanikë

Misioni paqeruajtës i Forcave të NATO-s në Kosovë – KFOR, në njoftimin zyrtar ka njoftuar se dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

“Dislokimi bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s për Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut. NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version