Arda Turan do të mbetet për momentin te Barcelona.
Mediat kanë raportuar se mesfushori turk është pranë rikthimit te Galatasaray.
Por, menaxheri i lojtarit Ahmet Bulut ka mohuar këto shkrime duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
“Ne jemi takuar me zyrtarët e Galatasarayt, por nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje. Arda Turan ka kontratë të vlefshme me katalonasit deri në vitin 2020”, ka thënë Bulut.
Ndryshe, Barcelona ka humbur edhe shërbimet e Neymar, i cili u transferua për 222 milionë euro te PSG-ja. /Telegrafi/