Arda Turan ka folur për kohën sa ishte lojtar aktiv te Barcelona, duke thënë se nuk ishte i lumtur me mënyrën se si ishte trajtuar nga Ernesto Valverde.
Mesfushori turk është ende nën kontratë me klubin katalunase, deri më 30 qershor të këtij viti, ndërsa pritet të largohet në këtë verë si lojtar i lirë.
“Nuk isha i lumtur kur u largova nga Barcelona. Do të isha nëse do të kisha dështuar, por Valverde nuk më dha asnjë minutë të luaja. Isha lojtar i treme më së shumti asistime pas Luis Saurezit dhe Lionel Messit”, ka thënë Turan.
Ai ka thënë se Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho janë duke u trajtuar në të njëjtën mënyrë dhe kjo nuk është një gjë e mirë për Barcelonën.
Në këtë verë, Turan pritet që të gjejë një klub të ri, derisa Mino Raiola e ka nën menaxhim atë dhe pritet që të lejojë kalimin e tij në Kinë ose Amerikë.
Në Evropë, mesfushori turk nuk është i dëshiruar, pas skandaleve te Istanbul Basaksehir, ku ishte ndëshkuar me 16 ndeshje mos lojë dhe kishte plagosur një këngëtar. /Telegrafi/