Telegrafi

Arda Guler realizon golin më të bukur deri më tani në Euro 2024

Turqia e ka rikthyer epërsinë ndaj Gjeorgjisë në kuadër të ndeshjes që po luhet në fazën e grupeve të Euro 2024.

Pjesa e parë përfundoi 1-1, por që turqit po vazhdojnë të dominojnë takimin.

Ndërsa patën disa shanse për të shënuar Turqia, më në fund ia doli ta thyente mbrojtjen gjeorgjiane.

Lexo po ashtu Përleshje masive mes tifozëve në stadium para ndeshjes Turqi-Gjeorgji

Në minutën e 65-të, Arda Guler bombardoi portën e Gjeorgjisë, duke realizuar nga distanca.

Turqia aktualisht është duke fituar 2-1. /Telegrafi/