Telegrafi

Ard Islami: Jam pro marihuanës për probleme shëndetësore dhe për qejf, por jo për t’u bërë i varur nga ajo

Skenaristi dhe producenti i njohur, Ard Islami, ka qenë i ftuar së fundmi në intervistën më të shkurtër gjashtëdhjetësekondëshe.

Ai tregoi se miqtë e tij e cilësojn si llafazan dhe se përmbushet me muzikë.

Teksa në pyetjen se me cilin serial po i ecën mirë mirë “SHPK Nazi”-in apo “O Sa Mirë”, skenaristi u përgjigj se për momentin është koha e “SHPK Nazi”, ndonëse edhe me “O Sa Mirë” i ka ecur mjaft mirë.

Në një nga pyetjet më interesante të intervistës, e cila ishte nëse ishte pro apo kundër marihuanës, Ardi tha se është pro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë ai sqaroi se është pro vetëm në rastet kur nga marihuana ka dobi shëndetësore apo thjeshtë kur bëhet qejf me të, por jo të krijohet vartësi.

Në përgjigjet finale, Ardi tregoi se nuk ka tradhtuar asnjëherë në lidhje dhe nuk mendon se diçka e tillë ia vlen të bëhet. /Telegrafi/