Telegrafi

Arbnora Memeti: Profesioni i fotografes nuk vlerësohet shumë

Fotografja nga Shkupi Arbnora Memeti, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për profesionin që ajo e bën dhe vështirësitë që i ka.

Sa i përket potencialit dhe sfidave për këtë profesion në Maqedoni, ajo tha se tregu për fotografe është i ngushtë dhe nuk vlerësohet shumë.

“Nuk është që ka shumë potencial profesioni jonë në Maqedoni. Momentalisht nuk vlerësohet aq shumë. Ndërsa sa i përket sfidave, ato janë të ndryshme çdo ditë”, tha Arbnora Memeti.

Ajo gjithashtu tha se si sfidë i sheh shkrepjet, të cilat nuk janë bërë më herët.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me fotografen Arbnora Memeti: