Telegrafi

Arbnora Ademaj takohet me aktoren e serialit “Nusja nga Stambolli”, Semra Dinçer

Foto: Arbnora Ademaj/Instagram

Modelja e njohur Arbnora Ademaj, ka bërë të ditur javë më parë se tashmë është gati për një karrierë të re në Turqi.

Ajo do të nisë një karrierë të re si aktore, duke u bërë pjesë e një prej serialeve më të reja në shtetin turk.

Teksa po shijon qëndrimin në Stamboll, Ademaj ka pasur rastin që së fundmi të takohet me një prej aktoreve dhe producenteve më të njohura të kinematografisë turke.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Bëhet fjalë për aktoren Semra Dinçer, e cila është e njohur për publikun shqiptar nga roli i saj në serialin “Nusja nga Stambolli”.

“Kënaqësi e veçantë të ju takoj ju, unë jam rritur duke i shikuar serialet ku luani ju dhe gjithmonë mbeteni e preferuara ime, një nga aktoret dhe skenaristet më të mira në Turqi”, ka shkruar Arbnora Ademaj në Instagram.

Ndërkohë mbetet të shihet se cili do të jetë rrugëtimi i bukuroshes kosovare në këtë rrugëtim të ri që ka nisur. /Telegrafi/