Telegrafi

Arbnora Ademaj reagon pas vrasjes së Astrit Ademajt në Pejë

Foto: Arbnora Ademaj/Instagram

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte (e mërkurë) në qytetin e Pejës, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i lartë i kësaj partie.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në këtë qytet, një reagim ka ardhur nga moderatorja dhe aktorja kosovare, Arbnora Ademaj.

Në reagimin  e saj në InstaStory, Arbnora bëri të ditur se ishte familjare e tashmë të ndjerit, kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj.

Foto: Arbnora Ademaj/Instagram

“Ah bre Astrit që na e këpute shpirtin, nuk po mund të besoj, herët bre na le. U prehsh në paqe”, ka shkruar Arbora në postim të bashkangjitur me një fotografi të Astritit.

Lexo po ashtu Vrasja e dyfishtë në Pejë, konflikti dyshohet se ndodhi pas një zënke mes viktimave

Ndërkohë, sipas informatave të para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë, pas një konflikti. Përveç dy viktimave, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt. /Telegrafi/