Modelja e njohur, Arbnora Ademaj, ka tash e sa kohë që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave me rrugëtimin e ri që ka nisur në kinematografinë turke.
Ndërkohë, së fundmi ajo është kthyer sërish në trevat shqiptare, kësaj radhe për të nisur pushimet.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe nga plazhi, duke u shfaqur mjaft atraktive.
Duke pozuar me bikini, Arbnora ka vënë në pah linjat trupore, ndërsa i ka lënë pak vend imagjinatës.
Modelja Ademaj disa vite më parë është marrë vazhdimisht me fitnes, dhe kjo duket se i ka mundësuar asaj që të ketë një figurë të hijshme të trupit.
Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen.
Tani e tutje, Arbnorën do ta shohim në një prej serialeve turke, që ka nisur xhirimet së fundmi. /Telegrafi/