Ish-Miss Kosova Arbnora Ademaj është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Tash e sa kohë, bukuroshja posedon një qendër fituesi në Prishtinë, në të cilin ushtron edhe profesionin e instruktores së palestrës, shkruan Telegrafi.
Njëherësh, këto ditë ajo është duke udhëhequr edhe “Procesin Sportiv” në Radio Televisionin e Kosovës.
Arbnora është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Ademaj ka treguar përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, se së fundmi ka bërë një super blerje.
Ajo i ka bërë dhuratë vetes një veturë luksoze, të tipit “Rang Rover”.
Modelja bukuroshe ka publikuar fotografinë e ambientit të brendshëm të veturës së saj të re, si dhe çelësat e saj.
Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet për blerjen e re nga fansat e saj. /Telegrafi/