Arbnor Rifati është liruar sot (e shtunë) nga masa e arrestit shtëpiak.
Trajneri kosovar u arrestua nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës muaj e kaluar.
Por, lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur Edis Kurajha, që është avokati i Rifatit.
“Ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ndaj të mbrojturit tim, Arbnor Rifatit. Unë besoj në pafajsinë e Arbnorit dhe bashkë këtë çështje do ta çojmë deri në fund. Arbnor, e gëzofsh lirinë”, shkroi Kuraja në llogarinë e tij në Facebook.
Rifuti nuk ishte io vetmi që u arrestua nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve, pasi po atë ditë ishte prangosur edhe gjyqtari Daut Mehmeti.
FIBA e ka përjashtuar përjetësisht Mehmetin nga ndeshjet që i organizojnë ata. /Telegrafi/