Arbnor Muja ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Lojtari shqiptar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante, ndër to edhe arsyet që quan në largimin nga Antwerpi.
“Antëerpi është një ekip që merr lojtar, i mbanë për 4-5 vite, i rrit ata dhe më pas i shet”, ka thënë fillimisht Muja.
“Është një ekip që shërben si një lloj trampoline (për të kaluar tek ndonjë ekip tjetër”, ka rrëfyer më tej lojtari shqiptar.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Muja i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/