Site icon Telegrafi

Arbnor Muçolli, hero i Goteborgut – shënon në minutat e fundit të takimit

Goteborg ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Hammarbyt, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit suedez.

Golin e vetëm të Goteborg në këtë ndeshje e shënoi Arbnor Muçolli, i cili u tregua i ftohtë akull nga pika e penalltisë në minutën e 92-të për të barazuar shifrat.

Me këtë gol, Muçolli shkon në shifrën e gjashtë golave të shënuar në kampionat, teksa ka edhe dy asistime tjera në 12 paraqitje.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe Astrit Selmani i cili luajti tërë ndeshjen.

Goteborg momentalisht gjendet në pozitën e dhjetë në tabelën e klasifikimit, ndërsa xhiron e ardhshme do të jetë nikoqir i Siriusit në “Gamla Ullevi”.

Muçolli shpreson që të vazhdojë formën pozitive me gola dhe t’i ndihmojë ekipit që të ngjitet më lartë në tabelë./Telegrafi/

Exit mobile version