Telegrafi

Arbnor Morina tregon se si arritën t’i marrin tri pikë përballë Gjilanit

Arbëria e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Dobraja u rikthye te fitoret, derisa trajneri Arbnor Morina tregoi formulën se si arritën t’i gjunjëzonin gjilanasit.

“Kemi zhvilluar në vazhdimësi ndeshje të mire deri në momentin kur humbëm ndaj Trepçës’89″, ka thënë trajneri i Arbërisë pas ndeshjes për ‘ArtSport’.

Lexo po ashtu Arbëria arkëton pikë të plota ndaj Gjilanit

“Ndeshja ndaj Gjilanit është një motiv shtesë pasi që brenda skuadrës kanë futbollistë shumë cilësor. Kemi punuar shumë për t’i neutralizuar disa futbollistë si Progni, apo Nikac”.

“Gjilani ka emra shumë të mëdhenj dhe duke i zbatuar të gjitha ato që kemi punuar e arritëm këtë fitore e cila është një fitore e punës në vazhdimësi”, ka përfunduar Morina.

Pas 14 xhirosh, Arbëria është në vendin e gjashtë me 17 pikë, e që kujtojmë se ky është edicioni i parë në histori të tyre në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/