Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, mirëpo ajo nuk iu është aprovuar.
Trajneri i Gjilanit e ka konfirmuar lajmin në një prononcim për gazetën olle.
“Djemtë e kanë dhënë maksimumin, përgjegjësinë për eliminimin e Gjilanit nga Kupa e Kosovës e marrë unë. Pas përfundimit të sfidës, kryetarit dhe dy drejtorëve iu kam ofruar dorëheqjen time, por ata nuk e kanë pranuar atë”, deklaroi Morina për gazetën olle.
“E kam parë të arsyeshme ta marrë këtë vendim. Ata janë njerëz që po bëjnë shumë për klubin, mirëpo nuk e kanë aprovuar dorëheqjen dhe kësisoj mbetem në skuadër”, shtoi Morina.
Vushtrria mposhti Gjilanin minimalisht 1:0 dhe fitoi një vend në gjysmëfinalen e trofeut të parë në Kosovë.
Theksojmë se skuadra gjilanase gjendet në vendin e shtatë të renditjes tabelore me 32 pikë ndërsa në takimin e radhës do të takohet me Vllazninë e Pozheranit.