Site icon Telegrafi

Arbnor Morina deklarohet për humbjen e parë të Arbërisë

Arbnor Morina është deklaruar pas humbjes 3-1 që pësoi Arbëria në udhëtim te Gjilani.

Skuadra e promovuar në këtë edicion në elitën e futbollit kosovar u njoftuar me humbjen e parë, derisa ka arritur të grumbullojë në total tetë pikë pas pesë xhirove.

“Takimin e nisëm mirë, por nuk arritëm të qëndronim deri në fund, pasi që bëmë disa gabime dhe kundërshtari me shumë kualitet brenda vetës na dënoj”, ka thënë Morina për Art Sport.

Lexo po ashtu Gjilani fiton me rezultat bindës ndaj Arbërisë

Pavarësisht kësaj humbje futbollistët luajtën mirë, mirëpo kualiteti më i madh te skuadra kundërshtare bëri që disa gabime të bëra të na hakmerren me gola”.

“Dua që të ju them gjithë ekspertëve të futbollit të cilët i kam dëgjuar në studiot televizive se Arbëria nuk është për titull. Nuk e di nëse ata e kanë përcjellur Arbërinë, mirëpo objektivi ynë është të ndërtojmë një skuadër stabile për mesin e tabelës”, përfundoi Morina.

Pas javës së pestë, Gjilani është në vendin e tretë me tetë pikë, aq sa ka edhe Arbëria në të dytin. /Telegrafi/

Exit mobile version