Site icon Telegrafi

“Arbitrazhi është zgjidhja për demarkacionin me Malin e Zi”

Arbitrazhi është rruga e cila duhet të ndiqet për zgjidhjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në “Rubikon” të KTV-së.

“Ne, si Lëvizje për Bashkim, nuk jemi kundër asnjë varianti politik përmes një konsensusi. Nëse demarkacioni vjen në Kuvend dhe ratifikohet është çështje e kryer, por sipas bindjes time vështirë se marrëveshja kalon në Kuvend”, ka thënë Murati, transmeton Koha.net.

Ndërsa, plani i Lëvizjes për Bashkim për zgjidhjen e krizës në vend përmes një reforme zgjedhore, që sipas ministrit Murati nuk ka marrë një përgjigje edhe pse ai potencoi se janë duke organizuar takime me organet kompetente duke pohuar se një gjë të tillë e kanë bërë vetëm gjatë takimeve joformale.

“Konsiderojmë se edhe pragu zgjedhor duhet të ulet. Të diskutohet mundësia që diaspora të votoj edhe në konsullata dhe ambasada ndërsa pika tjetër është instalimi i dialogut me subjektet politike”, ka thënë Murati.

Exit mobile version