Arbëria dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Dobraja e pret Gjilanin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në ndeshjen e cila pritet të fillojë nga ora 15:00.
Ekipi i Arbnor Morinës vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për t’i ikur pozitës që e rrezon në një kategori më poshtë.
Në anën tjetër, ka dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores pas këtyre tri dështimeve.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër mungesave.
Arbëria: Kaçiu; Pira, Ibrahimi, Hyseni, Avdulli; Bahtiri, Zabërgja, Bruqi; Llugiqi, Cesar Santos, Kryeziu;
Gjilani: Ruçi; Kqiku, Dallku, Veliu, Halili; Hila, Useini, Musolli; Hajdari, Progni, Çyrbja
/Telegrafi/