Telegrafi

Arbëria shokon Feronikelin, fiton në Drenas dhe ndez edhe më shumë luftën për mbijetesë

Arbëria ka marr fitore të madhe ndaj Feronikelit si mysafir në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 1-0 më një gol të shënuar në fundin e ndeshjes nga Kreshnik Bahtiri.

Feronikeli ishte më i mirë në pjesën e parë, duke rrezikuar me Marko Simonovskin dhe Yll Hoxhën, por pa suksese.

Rastin e parë Arbëria e kishte në fundin e ndeshjes, por Elmir Lekaj nuk ia arriti qëllimit.

Në pjesën e dytë skuadrat provuan, por pa sukses.

Kur pritej që ndeshje të mbyllej në barazim në skenë doli Bahtiri që shënoi në minutën e 89-të.

Më këtë fitore Arbëria mbetet e 9-ta me 33 pikë, duke u kthyer në luftë për mbijetesë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore