Telegrafi

Arbëria-Drita dhe Feronikeli-Llapi, ndeshjet e xhiros së nëntë që zhvillohen të martën

(Foto: Facebook/KF Arbëria- Official/K.F. Llapi)

Gjatë ditës së sotme (e martë) zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni Drita është mysafir i Arbërisë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Nikoqirët kanë arkëtuar 11 pikë nga tri fitore, dy barazime dhe tri humbje, ndërsa në këtë takim hyjnë pas disfatës së pësuar nga Llapi në xhiron e kaluar.

Nga ana tjetër, ‘Intelektualët’ i kanë zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje, ndërsa katër i kanë fituar, një e kanë barazuar dhe një e kanë humbur. Në takimin e fundit ishin bindës (4-1) përballë Drenicës.

Renditja tabelare (Foto: ffk-kosova.com)

Ndeshja tjetër e të martës zhvillohet në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ndërmjet Feronikelit dhe Llapit.

Nikoqirët kanë regjistruar vetëm një fitore, kurse kanë barazuar katër herë dhe kanë humbur në tri ndeshje. Ndërsa skuadra mysafire në xhiron e kaluar arriti fitoren e parë.

Të dyja takimet fillojnë në orën 14:00. /Telegrafi/

Orari i xhiros së nëntë (Foto: ffk-kosova.com)