Arbëria është kthyer te fitorja duka arkëtuar pikë të plota ndaj Gjilanit, në ndeshjen e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Xhemail Ibishi” në Prishtinë, skuadra nga Dobraja u mjaftua me një gol për të regjistruar fitore.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola përkundër përpjekjes së skuadrave për ta zhbllokuar rezultatin.
Goli i vetëm dhe i fitores u shënua në fraksionin e dytë (72’) nga Lutfi Bilalli, i cili u asistua nga Qlirim Kashtanjeva.
Kjo fitore e ngre Arbërinë në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Gjilani mbetet me 23 pikë, ashtu që në rast të rezultatit pozitiv ndaj Drenicës, Ballkani do të shmanget më shumë në krye të tabelës. /Telegrafi/